Sulm me raketa ndaj një baze ushtarake në Irak
Në sulmin me 4 raketa ndaj Bazës Ajrore Balad në provincën Salah al-Din, në veri të kryeqytetit Bagdad, nuk u raportuan të lënduar
Bagdad
Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se një sulm raketor ka ndodhur në një bazë ushtarake në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Rrjetit të Mediave të Sigurisë, që ndërlidhen me qeverinë e Irakut, nuk u raportuan të lënduar pasi 4 raketa goditën Bazën Ajrore Balad në provincën Salah al-Din, në veri të kryeqytetit Bagdad.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.