Arif Yusuf,Zeynep Hilal Karyağdı
08 Shkurt 2016•Përditësim: 08 Shkurt 2016
BAGDAD (AA) - Në sulmet me bomba në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Irakut, Bagdad jetën e humbën 7 persona në mesin e të cilëve edhe një polic, ndërsa 26 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni Selman el-Xhabiri nga policia e Bagdadit në deklaratën për gazetarin e AA-së theksoi se si pasojë e shpërthimit të një bombe në rajonin Ed-Devre u vranë 6 persona ndërsa u plagosën 22 të tjerë.
Xhabiri gjithashtu theksoi se në rajonin Ed-Devre gjatë kalimit të një automjeti të policisë ka shpërthyer eksplozivi i vendosur në rrugë ku kanë humbur jetën një polic ndërsa janë plagosur 4 të tjerë.