Abdullah Aşıran
05 Shkurt 2018•Përditësim: 05 Shkurt 2018
HENGELO (AA) - ABDULLAH ASIRAN – Kryetari i Këshillit Botëror të Asirianëve, Johny Messo, deklaroi se organizata terroriste PYD/PKK në veri të Sirisë rrëmben të mitur duke i detyruar që të marrin pjesë në fushë beteja.
Messo, në intervistë për Anadolu Agency (AA) tha se PYD/PKK kryen presione direkte dhe indirekte ndaj civilëve në veri të Sirisë, duke shkelur ashpër të drejtat e njeriut.
“Terroristët nga rruga dhe nga shtëpitë rrëmbejnë fëmijë asirianë, arabë dhe kurdë dhe dhunshëm i dërgojnë në krahun ushtarak të YPG-së. Kjo nuk është diçka e re, kjo ka ndodhur edhe vitet e kaluara”, tha Messo.
Duke theksuar se PYD/PKK tenton që opinionit t'i paraqitet që angazhohet për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut, Messo tha se në terren kjo nuk ka të bëjë me pretendimet dhe se me retorikë të tillë arritën të rekrutojnë vetëm një grup të vogël të asirianëve dhe grupeve tjera etnike në Siri.
“Gjatë viteve të fundit në veri të Sirisë ndodh kjo, por njerëzit që jetojnë atje frikohen të flasin mbi këtë. Përmes trysnisë që kryen YPG janë dëbuar shumë njerëz nga veriu i Sirisë. Asirianët më nuk shohin ardhmërinë në këtë rajon, shumë i kanë braktisur shtëpitë e tyre. Mediat perëndimore nuk raportojnë për pjesën më të madhe të gjërave që ndodhin në këtë rajon dhe jemi të pikëlluar për këtë. Atë që ne orvatemi ta tregojmë nuk është në pajtim me atë se si mediat perëndimore dëshirojnë ta paraqesin”, tha Messo.
Duke rikujtuar se terroristët e PYD/PKK-së dhe dega e tyre ushtarake YPG okupuan një rajon të madh në veri të Sirisë, Messo tha se terroristët tani këmbëngulin që të mbajnë këtë okupim.
“Interesat e PYD/PKK-së nuk janë interesa të popullit sirian. Ata dëshirojnë të formojë njësi federale, ndërsa populli e ka të rëndësishme tërësinë territorial të Sirisë. Turqia reagon sepse dëshiron paqe dhe nuk dëshiron të lejojë formësimet gjysmështetërore të cilat do të ishin kërcënime ndaj sigurisë së saj”, tha Messo.