Ömer Kılıç
17 tetor 2017•Përditësim: 17 tetor 2017
JOHANNESBURG (AA) – Përfaqësuesja e Këshillit të Sigurisë dhe të Paqes së Unionit Afrikan, ambasadorja Catherine Mwangi thotë se “Shtetet afrikane duhet të ngrisin dyfish më tepër përpjekjet në luftën kundër terrorizmit në rajonet e caktuara të kontinentit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të takimit të 5-të të Parlamentit Pan-Afrikan (PAP) qendra e të cilit ndodhet në qytetin Johanesburg të Afrikës së Jugut, u mbajt seanca me temën “Terrorizmi në Afrikë, paqja, lufta dhe siguria”.
Mwangi gjatë fjalimit të saj në këtë seancë tha se terrorizmi në Afrikë është duke u rritur. “Vazhdon rritja e terrorizmit në Afrikë. Shtetet e Afrikës duhe tët tregojnë më shumë përpjekje për t’i dhënë fund terrorizmit në kontinent”, tha ajo.
Duke vënë në dukje se shtete të shumta të kontinentit të Afrikës ndodhen në objektiv të grupeve terroriste, Mwangi thotë se “Vazhdojnë përleshjet në shtetet si Çad, Kamerun, Niger dhe Nigeri. Kurse shtetet si Somalia, Kenia dhe Mali po merren si objektiv nga organizatat terroriste”.
Ajo tha se duhet të bëhen përpjekje me durim për të luftuar terrorizmin në Afrikë dhe në botë.
“Ne duhet t’i rrisim përpjekjet dhe duhet të kemi një durim të madh në luftën kundër terrorizmit. Duhet të kemi një qasje gjithëpërfshirëse në këtë luftë. Duhet të punojmë më shumë për arsyet themelore të dhunës, ekstremizmit dhe radikalizmit”, tha Mwangi.