Bota

Ukraina: Në rajonin Kursk morëm nën kontroll një sipërfaqe prej 1.150 kilometra katrorë

Nën kryesimin se presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë, u mbajt Mbledhje e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm

Aliia Raimbekova  | 15.08.2024 - Përdıtësım : 15.08.2024
Ukraina: Në rajonin Kursk morëm nën kontroll një sipërfaqe prej 1.150 kilometra katrorë

Kiev

Ushtria ukrainase njoftoi se mori nën kontroll një sipërfaqe prej 1.150 kilometrash katrorë dhe 82 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë, transmeton Anadolu.

Nën kryesimin se presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë, u mbajt Mbledhje e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm.

Në mbledhje përmes video konferencës mori pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi, i cili dha informacion lidhur me situatën në vijën e frontit dhe për zhvillimet në rajonin Kursk.

"Një qendër komandimi ushtarake u krijua për të ruajtur ligjin dhe rendin dhe për të përmbushur nevojat prioritare të popullatës në zonat e kontrolluara dhe në krye të saj u emërua gjeneralmajori Eduard Moskalev", tha Syrskyi.

Pasi shpjegoi se trupat ukrainase kanë avancuar nga 500 metra në 1.5 kilometra në pika të ndryshme të rajonit të Kursk që nga fillimi i ditës, Syrskyi shtoi:

"Trupat tona kanë zmbrapsur tre kundërsulme të armikut dhe vazhdojnë aksionet e tyre sulmuese. Që nga fillimi i operacionit në rajonin e Kurskut, trupat tona kanë avancuar 35 kilometra në mbrojtjen e armikut. Janë marrë nën kontroll 1.150 kilometra katrorë territor dhe 82 vendbanime. Në përgjithësi situata është nën kontroll".

Përpos kësaj, autoritetet ukrainase përmes Telegramit njoftuan se më shumë se 100 ushtarë rusë iu dorëzuan forcave ukrainase në rajonin Kursk më 14 gusht. Në imazhet e shpërndara në kanal, shihen ushtarët rusë të shtrirë në tokë për të cilët thuhet se ishin kapur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın