Eshat Fırat
27 mars 2017•Përditësim: 27 mars 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 palestinezë nga zona e Bregut të pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhet se ushtarët izraelitë gjatë operacionit në rajonin Tulkerma, Rantisi, Betlehem dhe Beit Fujjara kanë arrestuar 14 palestinezë për "përfshirje në veprimtari terroriste".
Më poshtë theksohet se në mesin e të arrestuarve ndodhen edhe pesë persona të lidhur me Hamasin dhe se të arrestuarit do të merren në pyetje.
Gjithashtu, në orët e mëngjesit ka patur një konflikt mes punonjësve të kompleksit Al-Aksa dhe ushtarëve izraelitë që ishin në hyrje të Al-Aksës.
Nga Drejtoria e Vakëfit në Jerusalem bëhet e ditur se ushtarët izraelitë kanë arrestuar dy palestinezë, punonjës të Al-Aksës.