Qais Omar Darwesh Omar,Ekrem Biçeroğlu
13 Tetor 2022•Përditësim: 14 Tetor 2022
Forcat izraelite plagosën 2 palestinezë dhe arrestuan 19 të tjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në lindje të Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, ushtarët izraelitë kryen bastisje në Kafr Dan, në perëndim të qytetit të Jeninit.
Gjatë bastisjes, shpërthyen përleshjet mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve.
Ushtarët izraelitë qëlluan me municion të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës ndërsa palestinezët u përgjigjën me gurë.
Gjatë përleshjeve, dy palestinezë u plagosën dhe u dërguan në spital.
Sipas informacioneve që gazetari i AA siguroi nga burimet palestineze, forcat izraelite arrestuan 19 palestinezë në Kudsin Lindor dhe në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Ushtria izraelite përmes një komunikate ka thënë se personat e ndaluar janë në listën e personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti.
Bastisjet u kryen në bashkëpunim me agjencinë e sigurisë së brendshme të Izraelit Shin Bet dhe forcat speciale të sigurisë.