Aybala Arpacı
11 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
RAMALLAH (AA) - Ushtarët izraelitë kanë plagosur rëndë një palestinez, pas konfrontimeve me palestinezët. Deri tek incidenti erdh kur ushtarët izraelitë tentuan të bastisin disa shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e këtij konfrontimi dhe kundërshtimit të palestinezëve ushtarët izraelitë kanë qëlluar dhe plagosur rëndë një palestinez.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mëngjesin e sotëm ushtarët izraelitë kanë dashur të kryejnë bastisje ndaj disa shtëpive në qarkun Kafer Akab, në veri të Jerusalemit.
Gjithashtu bëhet e ditur se në konfrontimin me palestinezët e rinj, ushtarët izraelitë intervenuan me plumba të gomës dhe të vërtetë si dhe me gaz lotësjellës, me çka u plagos rëndë një palestinez.
Ndërkohë Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës deklaroi se palestinezi i plagosur rëndë me plumb të vërtetë është dërguar në një spital në Jerusalem. Gjendja e tij është në rrezik për jetën.