Mohamed Sabry Emam Muhammed
19 Mars 2018•Përditësim: 19 Mars 2018
RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë në bastisjet njëditore në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, bëri të ditur ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Individët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste popullore", tha ushtria në një njoftim pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas shifrave palestineze, afërsisht 6.400 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë dhjetra gra dhe 300 të mitur.
Rreth 450 prej tyre janë nën atë që Izraeli e quan "paraburgim administrativ" ku nuk përballen me gjykime apo akuza. Dymbëdhjetë anëtarë të Këshillit Legjislativ Palestinez gjithashtu janë në paraburgim izraelit.