Mahmoud Barakat
31 Korrik 2018•Përditësim: 31 Korrik 2018
RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 17 palestinezë në bastisjet e natës të kryera në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pa elaboruar mbi natyrën e aktiviteteve të përmendura, ushtria izraelite tha se të arrestuarit akuzohen për “përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste të popullarizuara”.
Të arrestuarit që nga ajo kohë mbahen në paraburgim për hetime të mëtejshme.
Ushtria izraelite kryen shpesh fushatat e arrestimit në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin e arrestimit të palestinezëve “të kërkuar”.
Sipas shifrave palestineze, afërsisht 6.500 palestinezë aktualisht ndodhen në burgjet izraelite, përfshirë dhjetra gra dhe rreth 350 të mitur.