Ekip
22 Shtator 2019•Përditësim: 23 Shtator 2019
Protestuesit në Hong Kong shkelën flamurin kinez, vandalizuan një stacion metroje dhe vunë zjarre nëpër rrugë pasi protestat pro-demokracisë morën një kthesë të dhunshme edhe një herë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestat pro-demokratike në Hong Kong sot u kthyen në trazira ndërsa forca të shumta policore janë në terren.
Protestuesit me shkopinj demoluan një metro të qytetit dhe thyen kamerat e survejimit.
Demonstruesit ishin të maskuar për të fshehur identitetin ndërsa policia ka rrethuar stacionin Shatin.
Protestat pro-demokratike në Hong Kong kanë hyrë në muajin e katërt ndërsa në disa raste ka patur trazira në rrugët e këtij rajoni kinez.
Autoritetet e Hong Kongut tërhoqën projekt-ligjin e diskutueshëm të ekstradimit që nxiti protestat, por protestat u shtrinë duke parashtruar një sërë kërkesash tjera, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.