Nancy Caouette
28 Korrik 2017•Përditësim: 28 Korrik 2017
KARAKAS (AA) – Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka ftuar në bisedime përfaqësuesit e koalicionit opozitar me qëllim që vendi të dalë nga kriza politike, raporton Anadolu Agency (AA).
Ftesa e papritur e Maduros arriti 72 orë para votimit kundërthënës në Asamblenë Konstituive Nacionale e cila qeverisë së Maduros do t’i jepte fuqi për të ndryshuar Kushtetutën.
“I propozojë opozitës që në orët e ardhshme të vendosim tryezën e dialogut, marrëveshjes dhe pajtimit kombëtar, tryezën nacionale të mirëkuptimit, për të biseduar për paqen dhe çështjet e rëndësishme për vendin tonë”, tha Maduro gjatë marshit proqeveritar në Karakas, duke shtuar se dëshiron që “tryeza paqësore” të vendoset para votimit të së dielës.
Më herët gjatë të enjtes, Qeveria lëshoi ndalesë për mbajtjen e protestës që do të mund në çfarëdo mënyre të ndikojë në rezultatet e votimit në Asamble.