Elena Teslova
19 Maj 2023•Përditësim: 20 Maj 2023
Të paktën dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos të enjten nga bombardimet e forcave ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë, transmeton Anadolu.
Trupat ukrainase bombarduan disa qarqe në Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, duke shkatuar viktima në fshatin Nizhneye Berezovo, tha në Telegram guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.
Sipas guvernatorit, forcat e armatosura të Ukrainës "goditën civilët ndërsa ata po mbillnin patate në kopshtet e tyre".
Gladkov tha se predhat u hodhën nga raketat Grad dhe disa prej tyre shkaktuan zjarre në disa vende.
Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe pjesëtarët e zbatimit të ligjit po punojnë në vendet e incidenteve, shtoi ai.