Felix Nkambeh Tih
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
BAMAKO (AA) – Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se pesë paqeruajtës nga Çadi janë vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një prite të vendosur nga një person i paidentifikuar në veri të Malit, raporton Anadolu Agency (AA).
Misioni i OKB-së në Mali, MINUSMA, ka publikuar një njoftim në të cilën thuhet se fillimisht nga shpërthimi i mjetit me eksploziv është qëlluar autokolona e mjeteve të paqeruajtësve të cilët më vonë janë përballur me një breshëri plumbash.
Kreu i përkohshëm i misionit të OKB-së, Koen Davidse, sulmin mbi paqeruajtësit e ka cilësuar të neveritshëm.