Talha Yavuz
24 Shkurt 2022•Përditësim: 24 Shkurt 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ftuar liderët botërorë që të zbatojnë sanksione kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një video-mesazh të postuar në median sociale, Zelensky vuri në dukje se ka biseduar në telefon me presidentin amerikan Joe Biden, kryeministrin britanik Boris Johnson, presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel dhe se ata kanë filluar formimin e një koalicioni anti-Putin.
"Liderëve botërorë u kam bërë thirrje që të zbatojnë të gjitha sanksionet e mundshme kundër Putinit. Të ndihmojnë vendin tonë ushtarakisht dhe të mbyllin hapësirën ajrore të Ukrainës për Rusinë. Të gjithë së bashku ne duhet të shpëtojmë Ukrainën", tha Zelensky.
Gjithashtu Zelensky tha se kanë bërë çdo gjë për të mbështetur ushtrinë dhe ftoi popullin që të mos bëjë panik.