Bahattin Gönültaş
06 Janar 2022•Përditësim: 07 Janar 2022
Mashtrimi me kriptovaluta vitin e kaluar ka shënuar një nivel rekord prej 14 miliardë dollarësh, një rritje me afërsisht 80 për qind krahasuar me vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të kompanisë softuerike 'Chainalysis', vëllimi total i transaksioneve në kriptovaluta u rrit për 567 për qind krahasuar me vitin 2020, duke arritur në 15.8 trilion dollarë.
Megjithatë, në vitin 2021 transaksionet e paligjshme me kriptovaluta u rritën për 80 për qind në 14 miliardë. Pavarësisht rritjes, pesha e aktiviteteve të paligjshme në vëllimin e tregtisë së kriptovalutave u ul nga 0,60 për qind në 0,15 për qind për shkak të rritjes së vëllimit të transaksioneve në kriptovaluta.
Vitin e kaluar u vodhën 3.2 miliardë dollarë kriptovaluta, një rritje prej 516 për qind krahasuar me një vit më parë.
Kriptovalutat prodhohen nga llogaritjet kompjuterike jashtëzakonisht komplekse dhe nuk kontrollohen nga bankat qendrore, ndryshe nga monedhat tradicionale si dollari dhe euro.
Kjo është arsyeja pse rregullatorët në mbarë botën po shtojnë paralajmërimet e tyre për mashtrimin, ndërsa auditorët financiar po punojnë për rregullore që janë të përshtatshme për industrinë.