Merve Aydoğan
22 Janar 2018•Përditësim: 22 Janar 2018
ANKARA (AA) – Zëvendës sekretarja e përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, ka mbërritur në kryeqytetin turk, Ankara, si pjesë e vizitës së saj dy-ditore zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një burimi diplomatik, i cili foli në kushte anonimiteti, Gottemoeller do të realizojë takime me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Ahmet Yıldız, nënsekretarin e Ministrisë, Ümit Yalçın dhe nënkryetarin Kaan Esener.
Para takimit të saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Gottemoeller, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në Mauzoleun e Ataturkut. Pritet që më vonë të marrë pjesë në Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen kundër Terrorizmit.
Gjatë ditës së dytë të vizitës së saj, Gottemoeller do të vizitojë Korpusin e tretë të Ushtrisë, si dhe Komandën e Luftës së Bashkuar Shumëkombëshe, ndërkohë do të mbajë fjalim në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.