Bekim Laci
23 Janar 2016•Përditësim: 24 Janar 2016
SHKUP (AA) - Nga ngjarjet që shënuan ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
393 - Perandori romak Theodosius I, e shpalli djalin e tij nëntëvjeçar Honorius bashkëperandor.
1556 - Gjatë tërmetit për të cilin thuhet se është më i rëndi në histori në provincën kineze Shensi kanë vdekur rreth 830.000 njerëz.
1783 - U lind shkrimtari francez Marie-Henri Beyle i njohur me pseudonimin Stendal, njëri prej pionierëve të realizimit francez.
1793 - Rusia dhe Prusia bëjnë marrëveshjen e dytë për ndarjen e Polonisë.
1878 - Gjatë luftës turko-ruse, Britania me kërkesë të Sulltan Abdul Hamid II dërgoi flotën e saj në Konstantinopojë.
1899 - U themelua Lidhja e Pejës.
1916 - Isa Boletini vritet në pritë në Podgoricë.
1931 - Vdiq balerina ruse Ana Pavlovna Pavlova, artistja më e njohur e baletit klasik në fillim të shekullit XX.
1944 - Vdiq piktori i njohur norvegjez Eduard Munch, njëri prej ekspresionistëve të të gjitha kohëve, i njohur për veprën e tij "Klithja”.
1989 - Vdiq piktori spanjoll Salvador Dali.
1996 - U paraqit versioni i parë i gjuhës programuese Java.
2000 - Më se një milion demonstrues parakaluan nëpër qendrën e Madridit duke protestuar kundër përshkallëzimit të dhunës së organizatës separatiste ETA, nga aksionet e së cilës, për 32 vjet u vranë rreth 800 njerëz.
2015. – Vdiq mbreti saudit Abdullah bin Abdulaziz al Saud.