Havva Kara Aydın
26 Prill 2020•Përditësim: 27 Prill 2020
Autoritetet shëndetësore në disa vende arabe kanë konfirmuar vdekje dhe raste të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Arabia Saudite ka konfirmuar se numri i vdekjeve në vend ka arritur në 139, me nëntë vdekje të reja në 24 orët e fundit. Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend është 17.522, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 2.357.
Agjencia saudite e lajmeve SPA raporton se në Arabinë Saudite pjesërisht zbatohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, përveç Mekës dhe lagjeve të karantinuara. Me rregulloren e re, njerëzve u lejohet të dalin nga shtëpia midis orës 9 të mëngjesit deri në orën 5 pasdite.
Ndërkaq, në Kuvajt numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 3.075. autoritetet shëndetësore njoftojnë për një viktimë tjetër nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend është rritur në 20.
Në Oman po ashtu është rritur numri i rasteve të koronavirusit në 1.998, prej të cilëve deri më tani 333 janë shëruar.
Libani po ashtu konfirmoi se numri i rasteve ka shkuar në 707, ndërsa ai i pacientëve të shëruar në 145.
Nga ana tjetër, Maroku raportoi rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara në 4.047 dhe numrin e vdekjeve në 160. Autoritetet shëndetësore të këtij vendi konfirmuan se numri i të shëruarve është 557.
Emiratet e Bashkuar Arabe njoftuan rritje të viktimave nga koronavirusi në 76, me pesë viktima të reja të regjistruara në 24 orët fundit. Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend është 10.349.
Bahreini raportoi se numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 2.620, ndërsa numri i të shëruarve në 1.186.
Ndërkohë, Katari njoftoi se numri i rasteve të koronavirusit në vend u rrit në 10.227, ndërsa numri i të shëruarve në 1.012.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.9 milionë, me rreth 204 mijë të vdekur dhe rreth 828 mijë të shërëuar.