Sena Güler
08 Maj 2020•Përditësim: 08 Maj 2020
Turqia sot ka dërguar furnizime të ndihmave mjekësore në Tunizi për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Furnizimet e ndihmës mjekësore, të përgatitura në drejtim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përdorim kundër shpërthimit të COVID-19, janë dërguar në Tunizi", tha ministria në Twitter.
Në një deklaratë të mërkurën, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se rreth dy të tretat e kombeve të botës kanë kërkuar pajisje mjekësore nga Turqia për të luftuar koronavirusin, dhe gati gjysma e këtyre kërkesave janë përmbushur.
Ndër vendet më të goditura janë Italia, Spanja dhe Britania e Madhe, ndërsa Turqia mbetet ofruesi i tretë më i madh në botë i ndihmave humanitare gjatë pandemisë.