Furkan Naci Top
28 Maj 2016•Përditësim: 29 Maj 2016
ATHINË (AA) - Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me marrëdhënit Rusi-Turqi tha se "Në lidhje me këtë çështje kemi marrë deklarata por asnjëherë nuk kanë kërkuar falje. Ne dëshirojmë të rregullojmë marrëdhëniet", raporton Anadolu Agency (AA).
Putin gjatë vizitës së tij zyrtare dy ditore në Greqi është takuar me Kryeministrin grek Alexis Tsipras. Pas takimit Putin dhe Tsipras kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Pas një pyetjeje në lidhje me rrëzimin e avionit luftarak rus nga avionët turq pas shkeljes së hapësirës ajrore turke, Putin ka mbrojtur idenë e tij se Forcat Ajrore të Rusisë nuk luftojnë me ushtri të rregullta, por se ato kanë në objektiv organizatat terroriste.
Putin duke shpjeguar se asnjëherë nuk kanë menduar të luftojnë kundër Turqisë, është shprehur: "Unë shpresoj se kurrë nuk do të arrijmë në një pikë të tillë. Ajo që ndodhi ndodhi. Nuk u rrëzua vetëm avioni, por u vra edhe piloti i avionit. Gjë e cila sipas ligjeve ndërkombëtare është një krim lufte. Në lidhje me këtë çështje kemi marrë deklarata por asnjëherë nuk kanë kërkuar falje. Ne dëshirojmë të rregullojmë marrëdhëniet. Nuk ishim ne ato që prishëm këto marrëdhënie. Fjalët nuk janë të mjaftueshme, duhet të bëjnë diçka. Ka shumë rrugë për të mbajtur komunikimin. Presim hapa më konkrete. Por deri tani nuk ka asnjë hap".
Ndërsa në lidhje me mundësinë e formimit të një shteti kurd në veri të Sirisë Putin ka komentuar se "Ne nuk interesohemi për çështjen e shtetit kurd nuk është punë e jona. Kjo është një çështje që i mbetet kurdëve në rajon dhe qeverive. Në lidhje me këtë çështje jemi në një marrëdhënie me homologët tanë. Duhet të mundësojmë fillimin e një procesi të paqes dhe të arrihet në rezultate të arsyeshme. Do të bëjmë ç 'është e mundur për zgjidhjen politike".
Për aneksimin e Krimesë nga Rusia, Putin ka theksuar se "Çështja e Krimesë është mbyllur kategorikisht. Ky është një vendim i njerëzve që jetojnë në Krime. Rusia nuk do të negociojë me askënd për këtë çështje".
Pas një pyetjeje në lidhje me vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore nga SHBA-ja në Rumani dhe në Poloni presidenti Putin ka shprehur si më tej:
"Kjo ishte një lëvizje që dëmtoi infrastrukturën e mbrojtjes. Që prej 20 vitesh e themi se është një përgjigje. Askush nuk na dëgjon. Askush nuk dëshiron të neogociojë me ne. Shprehen se kjo nuk është kundër Rusisë. Në fillim u shprehën se këto sisteme raketore dëshironin ti përdornin kundër programit bërthamor të Iranit. Ku mbeti kjo? SHBA-ja me Iranin arritën një marrëveshje. Nuk ka një kërcënim bërthamorë nga Irani. Por SHBA-ja ende vazhdon të ndërtojë sisteme të mbrojtjes raketore në Europë. Ne këtë e mendojmë se është një kërcënim dhe do ti përgjigjemi. Rumania në fillimi nuk ndodhej nën kërcënim. Por, jemi të detyruar të marrim disa masa. Çdo veprim që ne mund të bëjmë mund të jetë në cilësinë e kundërpërgjigjes. E njejta situatë vlen edhe për Poloninë. Këto çështje duhet të negociohen".