Dildar Baykan
21 shkurt 2017•Përditësim: 21 shkurt 2017
BUKURESHT (AA) - Në Rumani pranohet propozimi i qeverisë për të lënë mënjanë projektligjet emergjente të qeverisë që parashikonin ndryshimet në amnisti dhe kodin penal, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhoma e Përfaqësuesve në Rumani miratoi propozimin e paraqitur të qeverisë në kuvend për lënien mënjanë të projektligjit të amnistisë i cili shkaktoi protesta anti-qeveritare në masë të madhe në vend.
Propozimi u pranua me 291 vota pro, 3 abstenim dhe asnjë kundër.
Liderja e Partisë Liberale në opozitë, Raluca Turcan tha se projektligji i amnistisë ka shkaktuar dëme të parikuperueshme dhe se Partia Social Demokrate në pushtet (PSD) ha humbur besueshmërinë e saj.
Drafti i përgatitur nga qeveria i cili përfshinte ndryshimet në amnisti dhe në kodin penal, parashikonte amnistinë e personave që u kishin mbetur më pak se 5 vite dënim. Qindra mijëra qytetarë të Rumanisë të cilët menduan se do të dobësohet lufta kundër korrupsionit mbajtën protesta në të gjithë vendin.