Dejan Maksimoviç
06 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Klubi i futbollistik Bayerni i Mynihut ka reaguar ashpër ndaj vendimit të përzgjedhësit të kombëtares së Gjermanisë, Joachim Loew, i cili tha se nuk llogarit në shërbimet e tre lojtarëve bavarezë Thomas Mueller (29), Mats Hummels (30) dhe Jerome Boateng (30), transmeton Anadolu Agency (AA).
Loew bëri të ditur vendimin befasues të martën ndërsa Bayerni ia zë për të madhe nga shkaku i momentit në të cilin ka shpallur vendimin e tij për opinionin.
"Në parim ne nuk komentojmë vendimet sportive të përzgjedhësit të kombëtares, megjithatë mendojmë se janë kontestuese koha dhe rrethanat e publikimit të vendimit. Ndeshja e fundit e kombëtares gjermane u zhvillua më 19 nëntor 2018, dhe fakti se vendimi është shpallur para ndeshjeve të rëndësishme kundër Wolfsburgut në Bundesligë dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve është irritues për ne", thuhet në reagimin e Bayernit.
Kumtesa është nënshkruar nga drejtori ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge dhe drejtori Sportiv, Hasan Salihamixhiq.
Bayerni tha se shpreh respektin për atë që treshja e lartpërmendur ka dhënë për ekipin kombëtar të Gjermanisë, me të cilin në vitin 2014 fitoi titullin e kampionit të botës.
Mueller ka regjistruar 100 paraqitje me 38 gola, Hummels 70 paraqitje dhe pesë gola, ndërsa Boateng 76 dhe një gol.