Erbil Başay
22 Mars 2018•Përditësim: 22 Mars 2018
BERLIN (AA) – Atleti xhamajkanas Usain Bolt nesër do të stërvitet me lojtarët e ekipit gjerman të Borussia Dortmund, ndërsa ngjarjen e paralajmëroi si provë me qëllim që të fillojë karrierën futbollistike, raporton Anadolu Agency (AA).
Sprinteri i pakontestueshëm dhe rekorder botëror në 100 dhe 200 metra Bolt në profilin e tij në Twitter, bëri publik mesazhin lojtarëve dhe tifozëve të ekipit nga Dortmund-i dhe konfirmoi se do të marrë pjesë në stërvitjen e nesërme.
“BVB, qëndroni të gatshëm të premten”, porositi Bolt duke shtuar se nuk ka bërë shaka kur fliste për aspiratat futbollistike.
Menaxhmenti i Borrusia-s po ashtu konfimroi se 31 vjeçari Bolt do të stërvitet nesër me ekipin dhe se stërvitja do të jetë e hapur për opinionin.