Hüseyin Burak Demirer
05 Tetor 2020•Përditësim: 06 Tetor 2020
Lideri aktual i Premier Ligës Angleze, Everton ka transferuar mbrojtësin Ben Godfrey nga klubi i Championship-it, Norwich City, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit thuhet se me Godfrey i cili ka veshur fanellën e kombëtares të moshës nën 20 dhe 21 vjeç të Anglisë kanë nënshkruar kontratë 5-vjeçare.
Everton nuk njoftoi rreth klauzolës së 22-vjeçarit.
Mediat britanike potencojnë se transferimi është arritur për 25 milionë paundë si dhe 5 milionë paundë shtesë sipas performancës.