Can Erözden
20 Prill 2022•Përditësim: 20 Prill 2022
Klubi Fulham i ligës angleze Championship, që është liga e dytë për nga rëndësia, është promovuar tashmë në Premier Ligën angleze për sezonin 2022-23, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fulham mbrëmë mposhti klubin Preston North End me rezultat 3-0 për të siguruar rikthimin e tyre në Premier Ligë, pasi sezonin e kaluar u deleguan në ligën e dytë.
Sulmuesi serb nga radhët e Fulhamit, Aleksandar Mitroviç, shënoi dy gola kundër Preston North End, ndërsa golashënues ishte edhe mesfushori portugez Fabio Carvalho.
Mitroviç po kalon një sezon ëndrrash në Fulham pasi 27-vjeçari shënoi 40 gola në ligë në 40 ndeshje që ai ka zhvilluar, që është një rekord në një sezon të vetëm të Championship-it anglez.
Fulham ka 86 pikë në 42 ndeshje, të mjaftueshme për të siguruar njërin nga dy vendet e para të ligës, katër ndeshje para përfundimit të kampionatit. Vendi i dytë Bournemouth ka 77 pikë, ndërsa vendi i tretë Huddersfield Town ka marrë 73 pikë.
Kampionatit do të përfundojë pas ndeshjes së 46-të më 7 maj.