Berad Büyük
13 Qershor 2019•Përditësim: 14 Qershor 2019
Kroati Slaven Biliç është emëruar trajneri i ri i klubit të Championshipit Anglez, West Bromwich Albion, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Albion ka kënaqësinë të shpall Slaven Biliçin si trajner të ri", thuhet në deklaratën e klubit, duke shtuar se me trajnerin 50-vjeçar është arritur marrëveshje 2 vjeçare.
Biliç më parë gjatë karrierës së tij ka qenë trajner i Beşiktaşit, kombëtares së Kroacisë, Lokomotiv Moskës, West Ham United dhe Al Ittihad.