spo
28 korrik 2019•Përditësim: 29 korrik 2019
Futbollistët e rinj janë mbledhur në kampet sportive të shtunën në Antalya, qytetin turistik të Mesdheut, me ëndrra të mëdha për të luajtur për klubet evropiane.
Talentët e rinj të moshës 16-19 vjeçare të përzgjedhur nga akademitë e futbollit nga vendet e origjinës, shpresojnë të përzgjidhen për ekipet e të rinjve në klubet profesionale turke të futbollit pas ndeshjeve kontrolluese dhe sesioneve të stërvitjeve.
Mehmet Ali Gürboğa, i cili është kryetar i një agjencie, për Anadolu Agency (AA) thotë se të rinjtë që janë pjesë e akademive të futbollit në Egjipt, Nigeri, Marok, Kuvajt dhe Irak janë ftuar në kampet e sportit që organizohen në qytetin turk Antalya.
Duke theksuar potencialin e madh të industrisë së futbollit në Turqi, Gürboğa tha se ata përgjatë viteve kanë qenë nikoqir të shumë ekipeve të futbollit.
"Ekipet e huaja e duan shumë Turqinë dhe Antalyan", thotë ai, duke shtuar se Antalya është një qytet i pasur turistik por njëkohësisht edhe një qytet i futbollit.
Përderisa lojtarët shfaqin aftësitë dhe talentin e tyre, klubet turke mund të transferojnë këta lojtarë për çmime shumë të ulta, thotë ai.
Mustafa Orebe, një zyrtar nga Akademia e Futbollit 'Algania' nga Iraku, thotë se lojtarët e tyre i janë bashkuar kampit për t'u zgjeruar nga Turqia në Evropë, duke shtuar se një futbollist nga Iraku i cili më herët kishte nënshkruar kontratë me një klub lokal turk, aktualisht luan për klubin italian Udinese.
Muhammad Rosdy, pronar i akademisë së futbollit 'Abro' që funksionon në Egjipt dhe Kuvajt, thotë se qëllimi i pjesëmarrjes në këtë kamp është që t'i dërgojnë lojtarët të luajnë në ekipet për të rinjë të klubeve profesionale të futbollit siç janë Antalyaspor dhe Aytemiz Alanyaspor.
"Ne duam të zbulojmë më shumë lojtarë si Muhamed Salah dhe t'i dërgojmë ata në Evropë", thotë ai, duke iu referuar fubollistit të famshëm nga Egjipti i cili aktualisht luan për Liverpoolin në Premier Ligën angleze.
17-vjeçari Ilyas Canim nga Iraku, thotë se ka luajtur në Gjermani në kategorinë e 13-14 vjeçarëve dhe në ekipin e të rinjve të Galatasarayit të moshës 15-16 vjeçare.
Ai thotë se qëllimi i tij është që të transferohet në klubet e mëdha evropiane.
16-vjeçari Ahmed Osman, një tjetër pjesëmarrës nga Egjipti, thotë se ka preferuar kampin në Antalya për shkak se industria e futbollit në vendin e tij është e dobët.
"Do të doja të shfaq shkathtësitë e mia dhe pastaj të shkojënë Evropë, pasi të bëhem pjesë e ekipeve si Antalyaspor dhe Aytemiz Alanyaspor", tha Osman, i cili shtoi se ëndrra e tij është që në të ardhmen të bëhet si Lionel Messi.