Ekip
16 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
LONDËR (AA) - Seleksionuesi i ekipit kombëtar të Anglisë, Roy Hodgson, ka publikuar listën e zgjeruar prej 24 lojtarëve për kampionatin e ardhshme evropian që do të zhvillohet në Francë, ku në mesin e tyre në listë është edhe ylli i ri i Manchester United, Marcus Rashford, transmeton Anadolu Agency (AA).
18-vjeçari Rashford, i cili debutoi për United në shkurt të këtij viti është njëri nga pesë sulmuesit të cilët Hodgson e vendosi në listë të hënën. Këtij lojtari iu dha shansi në sezonin e pranverës dhe në 16 ndeshje në të gjitha garat shënoi shtatë gola.
Anglezët kanë tre ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit më 10 qershor, me Australinë, Turqinë dhe Portugalinë, kurse afati i fundit për listën përfundimtare të 23 lojtarëve është 31 maji.
I pyetur se cilat janë shanset që Rashford të hyjë në listën zyrtare, Hodgson tha se "konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë, dhe ai do të kuptojë këtë." "Nuk ka asnjë arsye që ai të mos luajë në vendin e dikujt tjetër, por do të jetë më e vështirë nga parashikimet e disave", ka thënë Hodgson.