Bedrudin Brlyavac
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
LONDËR (AA) – Trajneri portugez Jose Mourinho deklaroi se do të ndërmarrë Manchester United nëse klubin e braktis Louis van Gaal, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thekson “Sky Sport”, Mourinho sezonin e ardhshëm do të marrë Manchester United, që momentalisht udhëhiqet nga Van Gaal.
Ai shtoi se Mourinho dhe agjenti i tij Jorge Mendes me kujdes përcjellin situatën në Old Traford. Ndryshe, tashmë disa muaj spekulohet për ardhjen e portugezit në United, veçmas pasi “djajt e kuq” sërish mbetën pa u plasuar në Ligën e Kampionëve.