Mutlu Demirtaştan
15 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Ylli suedez i futbollit Zlatan Ibrahimoviç është përfshirë në skuadrën paraprake të 35 lojtarëve të kombëtares së Suedisë në futboll për Lojërat Olimpike Rio 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata e Futbollit të Suedisë bëri të ditur se ka shpallur ekipin paraprak prej 35 lojtarëve në krye me trajnerin Hakan Ericson i cili do ta udhëheqë kombëtaren në Lojërat Olimpike.
Në skuadrën paraprake të përcaktuar nga Ericson-i, përskaj futbollistit 34 vjeçar Ibrahimoviç i cili merr pjesë në Kampionatin Evropian 2016, është përfshirë edhe Abdulrahman Khalili i cili luan për ekipin turk Mersin Idmanyurdu.
Suedia e cila është pjesë e grupit B në Lojërat Olimpike Rio 2016 të cilat do të mbahen në Brazil, do të luajë kundër Kolumbisë, Nigerisë dhe Japonisë. Ndeshjet e futbollit në Lojërat Olimpike, do të fillojnë më 3 gusht dy ditë para ceremonisë së hapjes.