Dejan Maksimoviç
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
LIVERPOOL (AA) - Jurgen Klopp, menaxheri i Liverpoolit, pas pothuajse tre muajt të kaluara në klub konsideron se largimi i Steven Gerrardit ndihet ende, dhe se është vështirë i kompensueshëm. Në një prononcim për mediat britanike Klopp nuk e përjashtoi mundësinë që Gerrard të kthehet në klubin nga "Anfield", raporton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori legjendar vendosi që këtë verë pas më shumë se 20 vitesh të largohet nga Liverpooli për të vazhduar karrierën në LA Galaxy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë pauzës në ligën profesionale amerikane (MLS) futbollisti 35-vjeçar ka stërvitur me ish-klubin e tij. Para largimit, për ekipin e parë të Liverpoolit luajti mbi 700 herë dhe Klopp konsideron se ishte një lojtar dominant.
"Lojtarët duhet ta mbushin zbrazëtinë e lënë pas largimit të Gerrardit. Kjo është një detyrë e vështirë. Ata përpiqen, por janë të rinj. Ky nuk është justifikim, vetëm po e përshkruaj situatën në të cilën gjendemi. Kjo është ajo në çka po punojmë", tha Klopp.