Doga Kirmizioglu
07 Prill 2017•Përditësim: 08 Prill 2017
ANKARA (AA) - Çmimi i madh i Malajzisë që gjendet mes etapave të Formula 1, nuk do të jetë më në kalendar, pasi të organizohet për herë të fundit këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga uebfaqja e Formula 1, theksohet se Pista Ndërkombëtare e Sepang në Malajzi, e cila është ndër etapat e organizimit që nga viti 1999, sezonin e ardhshme nuk do të marrë pjesë në kalendar.
Në deklaratë gjithashtu u theksua se vendimi është marrë në bashkëpunim me zyrtarët nga Malajzia dhe se nga sezoni e ardhshëm do të përfshihen pistat nga Franca dhe Gjermania, me të cilën etapat nga 20 do të bëhen 21.
"Çdo herë është rëndë që t'i thuash lamtumirë një anëtari në familjen e Formula. Malajzia e cila përafërsisht 20 vjet është në strukturën tonë, kishte dëshmuar me publikun e pasionuar se është pjesë e këtij sporti. Ashtu siç njoftuam edhe më parë, kemi plane të mëdha që Formula 1 të arrij tek më shumë njerëz në shkallë globale. Edhe ky vendim është marrë në këtë drejtim" tha Sean Bratches, një ndër menaxherët e Formula 1, në vlerësimin e tij në lidhje me këtë çështje.