Satuk Buğra Kutlugün
08 Mars 2021•Përditësim: 08 Mars 2021
NBA arriti të organizojë ndeshjen All-Star 2021 në Atlanta të Georgia-s, të dielën në mbrëmje në format njëditor, pavarësisht nga pandemia, pa praninë e spektatorëve, kurse zërat ishin virtuale dhe asnjë njeri i famshëm nuk ishte ulur në tribuna, raporton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, yjet shfaqën talentet e tyre edhe një herë pasi Skuadra e LeBron arriti fitore me rezultatin 170:150.
Skuadra e LeBron ishte meritore të mburrej me një epërsi prej 20 pikësh në çerekun e dytë, ndërsa mbajtësi aktual dhe fituesi i dyfishtë i çmimit MVP Giannis Antetokounmpo u shpall MVP All-Star 2021.
LeBron James tani është në epërsi 4:0 kundër kundërshtarëve të tij në All-Star, ku që nga viti 2018, lojtarët që fituan më së shumti vota nga secila konferencë zgjodhën ekipet e tyre All-Star.
Ai mposhti ekipin e Curry në vitin 2018, ekipet e Giannis në 2019 dhe 2020, dhe tani ekipin e Durant.
Skuadra fitues e LeBron ishin Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks), Stephen Curry (Golden State Warriors), Luka Doncic (Dallas Mavericks) dhe Nikola Jokic (Denver Nuggets).
Lojtarët që filluan ndeshjen në skuadrën e Durant ishin Kyrie Irving (Brooklyn Nets), Zion Williamson (New Orleans Pelicans), Kawhi Leonard (Los Angeles Clippers), Bradley Beal (Washington Wizards) dhe Jayson Tatum (Boston Celtics).
Rezervat e ekipit të LeBron ishin: Damian Lillard (Portland Trail Blazers), Chris Paul (Phoenix Suns), Jaylen Brown (Boston Celtics), Paul George (Los Angeles Clippers), Domantas Sabonis (Indiana Pacers), and Rudy Gobert (Utah Jazz).
Rezervat e skuadrës së Durant ishin: James Harden (Brooklyn Nets), Mike Conley (Utah Jazz), Zion Williamson (New Orleans Pelicans), Zach LaVine (Chicago Bulls), Julius Randle (New York Knicks), Nikola Vucevic (Orlando Magic), and Donovan Mitchell (Utah Jazz).
Dyshja e yjeve të Philadelphia 76ers, Joel Embiid dhe Ben Simmons munguan në ndeshjen "All-Star 2021" pasi kontaktuan një person që rezultoi pozitiv me COVID-19.