Can Erözden
07 Korrik 2021•Përditësim: 07 Korrik 2021
Chris Paul dhe Deandre Ayton ndihmuan në fitoren e Phoenix Suns kundër Milwaukee Bucks me rezultatin 118:105 në finalet e NBA-së 2021 të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Basketbollisti i Suns, Chris Chris shënoi 32 pikë dhe 9 asiste në arenën Phoenix Suns.
Lojtari i qendrës Phoenix Ayton pati një performancë të mahnitshme duke shënuar një "double-double" me 22 pikë dhe 19 kërcime.
Ylli i Suns, Devin Booker shënoi 27 pikë për të kontribuar në fitoren në ndeshjen hapëse të finaleve.
Sulmuesi All-Star i Bucks, Giannis Antetokounmpo shënoi 20 pikë dhe 17 kërcime.
Sulmuesi i Milwaukee, Khris Middleton përfundoi ndeshjen me 29 pikë.
Ndeshja e dytë në serinë e finaleve do të luhet të enjten në sallën e Phoenix-it.
Finalet e 2021 luhen në formatin më të mirë të shtatë serive si në raundet e mëparshme.