Şenhan Bolelli
01 Tetor 2017•Përditësim: 02 Tetor 2017
BARCELONË (AA) - Klubi i Barcelonës për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Katalonjë vendosi që të luhet pa tifozë ndeshja e javës së 7-të në La Liga-n spanjolle, me Las Palmas, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga klubi i Barcelonës thuhet se, "Dënojmë ngjarjet e ndodhura sot në shumë vende të Katalonjës për të parandaluar lirinë e shprehjes dhe të drejtat demokratike të qytetarëve. Bordi ynë drejtues përballë kësaj situate të jashtëzakonshme kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Las Palmas nga Federata e Futbollit të Spanjës, por për shkak të përgjigjes negative u vendos që ndeshja të luhet pa tifozë".
Gjithashtu Federata e Futbollit të Katalonjës ka njoftuar se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e ligës lokale në rajon.