Turqia

Erdoğan: 3.655 terroristë të neutralizuar në Afrin

Presidenti i Turqisë, Erdoğan tha se gjithsej 3.655 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" në rajonin veriperëndimor sirian të Afrinit

Sibel Uğurlu  | 20.03.2018 - Përdıtësım : 20.03.2018
Erdoğan: 3.655 terroristë të neutralizuar në Afrin Foto: Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ( Presidenca e Truqisë / Murat Çetinmühürdar )

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se gjithsej 3.655 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" në rajonin veriperëndimor sirian të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një ceremoni në kompleksin presidencial, Erdoğan tha se terroristët janë neutralizuar gjatë operacionit antiterrorist të Turqisë në Afrin, pranë kufirit jugor të Turqisë.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Erdoğan tha se pesë vitet e fundit treguan se Turqia ka fuqinë dhe aftësinë për të luftuar të gjitha llojet e terrorizmit.

"Njëzet e tre terroristë gjithashtu u neutralizuan gjatë operacioneve brenda Turqisë në dy ditët e fundit", tha Erdoğan.

Presidenti turk theksoi se sapo të eliminohet terrorizmi nga rajonet juglindore dhe lindore të Turqisë, investimet në vend do të rriten.

Turqia nisi operacionin "Dega e Ullirit" më 20 janar për të pastruar grupet terroriste nga Afrini.

Të dielën, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit të Afrin, e cila ishte një strehë e madhe për YPG / PKK që nga viti 2012.

Të dielën, trupat turke dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane çliruan qendrën e qytetit të Afrinit - zona kryesore urbane në rajonin me po të njëjtin emër nga terroristët e YPG/PKK-së në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", i cili filloi më 20 janar.

Sipas Shtatmadhorisë së Turqisë, operacioni në Afrin ka synuar krijimin e sigurisë dhe stabilitetit përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe mbrojtjen e sirianëve nga mizoria dhe shtypja e terroristëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın