Barış Gündoğan
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Në operacionet e sulmeve ajrore turke në rajonin Yüksekova të qytetit Hakkari në Turqi, kundër objektivave të përcaktuara janë neutralizuar edhe 16 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm rikujtohet se në konfliktet gjatë operacioneve të ditës së djeshme në rajonin Yüksekova 2 ushtarë kanë rënë dëshmorë ndërsa është plagosur edhe një tjetër i cili është jasht rrezikut për jetë.
Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm thuhet se vazhdojnë operacionet kundër anëtarëve të organizatës terroriste të cilët shëtisin në grupe të vogla dhe nuk kanë gjetur mundësinë për t'u larguar nga zona pas operacioneve të nisura në rajonin Dağlıca me 3 nëntorë.
"Në operacionet në vazhdim kundër anëtarëve të organizatës terroriste në rajonin Yüksekova, krahas 15 terroristëve që u netralizuan ditën e djeshme, në operacionet ajrore janë neutralizuar edhe 16 terroristë të tjerë", thuhet mes tjerash në deklaratë.