Ekip
21 qershor 2021•Përditësim: 21 qershor 2021
Fushat e gjera me livando në qytetin turk Tekirdağ u ofrojnë vizitorëve njëlloj “arratisje në botën e përrallave”, shkruan Anadolu Agency (AA).
"Ditët e Livandos" mbahen në këtë qytet turk, të cilin shumë dashamirë të kësaj bime e përdorën për fotografim.
Livando konsiderohet si një "bimë magjike" për shkak të pamjes së saj të bukur dhe aromës intensive, qetësuese. Lulja e saj përdoret për të bërë vaj livando, që më vonë përdoret si antiseptik dhe në aromë terapi.
Kjo bimë me ngjyrë vjollce kultivohet kryesisht në Ishujt Kanarie, Evropën Jugore, Afrikën Veriore dhe Lindore, Mesdhe, Azinë Jugore dhe Perëndimore dhe Indinë Juglindore.