BALLKANI

Vendet e Ballkanit në zi, për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Serbia, Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina shpallën ditë zie sot, ndërsa dje edhe Mali i Zi

Dzihat Aliju  | 18.03.2025 - Përdıtësım : 18.03.2025
Vendet e Ballkanit në zi, për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Përderisa duke filluar nga dje në Maqedoninë e Veriut është në fuqi vendimi për shtatë ditë zie për shkak të zjarrit tragjik në Koçan, edhe disa vende tjera të Ballkanit shpallën ditë zie, raporton Anadolu.

Serbia, Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina shpallën ditë zie sot, ndërsa dje edhe Mali i Zi.

Qeveria e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës në seancën urgjente e shpalli ditën e sotme, ditë zie në territorin e këtij entiteti të BeH-së.

Edhe qeveria serbe me propozim të presidentit Aleksandar Vuçiq e shpalli 18 marsin ditë zie.

Një vend tjetër fqinj i Maqedonisë së Veriut, Bullgaria gjithashtu ditën e sotme e shpalli ditë zie, ndërkaq dje në Mal të Zi.

Të paktën 59 persona humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në diskotekën në Koçan.

Zjarri në Koçan u shkaktua nga lëndët piroteknike të ndezura gjatë ahengut, ndërkohë të paktën 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Nëntë të lënduar janë transferuar në Istanbul dhe Ankara për mjekim me avionë ambulancë të dërguar nga Türkiye.

Qeveria e Maqedonisë së ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare pas incidentit.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Koçanit, Lupço Papazov dje dha dorëheqje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.