Ekip
15 Prill 2018•Përditësim: 16 Prill 2018
BARCELONË (AA) – Më shumë se 100.000 mbështetës të pavarësisë së Katalonjës sot protestojnë nëpër rrugët e Barcelonës duke kërkuar lirimin e liderëve separatistë, të cilët gjendet në paraburgime para gjykimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstratat e sotme i organizuan grupe që angazhohen për pavarësimin e Katalonjës, lëvizja qytetare Kuvendi Popullor Katalanas (ANC) dhe Omnium, kryetarët e të cilëve janë mes nëntë separatistëve që momentalisht janë në burg dhe presin gjykimin me rastin e referendumit të vitit të kaluar për shkëputjen e rajonit spanjoll.
Dy sindikata kryesuese të punëtorëve në Spanjë mbështesin protestën krahas ankesave të disa anëtarëve të tyre të cilët nuk dëshirojnë pavarësimin e Katalonjës.
Lëvizja për shkëputjen e këtij rajoni të pasur e sjelli Spanjën deri te kriza më e thellë institucionale gjatë disa dekadave të fundit. Partitë që angazhohen për pavarësinë e Katalonjës përbëjnë shumicën në parlamentin rajonal edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit.