Esat Fırat
13 Gusht 2020•Përditësim: 14 Gusht 2020
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ka shtyrë planin e aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar në këmbim të marrëveshjes së normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në zyrën e tij në Kudsin Perëndimor, Netanyahu deklaroi se sot me EBA-në u nënshkrua marrëveshje mbi baza të "paqes për paqe" dhe se kjo marrëveshje përfshin fushat e tregtisë, turizmit dhe aviacionit.
"Presidenti amerikan Donald Trump më kërkoi që të pezulloj përkohësisht aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor dhe unë pranova", tha Netanyahu.
Megjithatë, ai tha se plani i aneksimit do të vazhdojë në koordinim të plotë me SHBA-në, duke shtuar se “nuk ka asnjë ndryshim” në këtë plan.