Recep Şakar
30 Nëntor 2018•Përditësim: 30 Nëntor 2018
MELBOURNE (AA) - Në Zelandë të Re për shtatë ditë kanë ngordhur 206 balena, transmeton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se 50 balena ngordhën të premten në Ishujt Chattam të Zelandës së Re. Javën e kaluar, në Ishullin Stewart ngordhën 145, në Northland dhjetë, ndërsa sot 51 balena pilot, që janë familje e delfinëve.
Sipas të dhënave të Zyrës së Mbrojtjes, të enjten për disa arsye të pakonfirmuara, rreth 90 balena u bllokuan në bregun e Ishullit Chattam. Rreth 40 u përpoqën të shpëtonin dhe të ktheheshin në ujë, ndërsa ngordhën 51.
Sipas Dave Carlton, drejtoreshë e aksioneve në ishullin Chatham, 50 balena menjëherë ngordhën, ndërsa njëri ishte ende gjallë. Megjithatë, siç tha, nuk kanë pasur kurrfarë shansi për ta shpëtuar atë.
Për shtatë ditë në Zelandën e Re ngordhën 206 balena. Nuk dihet arsyeja pse në vitet e mëparshme ka pasur bllokim të balenave në bregdetin e Zelandëës së Re.