Pizaro Gozali Idrus
16 gusht 2021•Përditësim: 16 gusht 2021
Qeveria e Malajzisë me kryeministrin Muhyiddin Yassin kanë parashtruar dorëheqje para mbretit të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhyiddin Yassin bëhet kryeministri më i shkurtër në pushtet në vend pasi ai dha dorëheqje pas pak më shumë se 17 muajsh në detyrë, pas përplasjeve të ashpra në koalicionin qeverisës Perikatan Nasional (PN).
"Faleminderit për mundësinë që edhe një herë t’i shërbej kombit. Zoti e bekoftë Malajzinë", tha Khairy Jamaluddin, ministri i shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, ndërsa konfirmoi zhvillimin në një postim në Instagram.