Amina Zorniç
14 shkurt 2016•Përditësim: 14 shkurt 2016
NEW YORK (AA) – Për herë të parë pas katër viteve Agjencia Amerikane për Hulumtimin e Hapësirës (NASA) rekruton klasë të re të astronautëve, të cilët me siguri do të bëhen ekuipazhi i parë që do të shkelë në Mars, raporton Anadolu Agency (AA).
Për pozitën e astronautit deri tani kanë aplikuar 6.100 persona. Siç theksojnë nga NASA, të gjithë që dëshirojnë të aplikojnë doemos duhet të kenë diplomë fakulteti nga matematika, inxhinierë me përvojë në fushat e lartpërmenduara.