Turqia

Turkish Airlines zgjidhet "linja ajrore e vitit" në Tunizi

Turkish Airlines është zgjedhur "linja më e mirë ajrore e huaj" në një eveniment turistik të organizuar nga një agjenci turistike

Enes Canlı  | 16.04.2018 - Përdıtësım : 16.04.2018
Turkish Airlines zgjidhet "linja ajrore e vitit" në Tunizi

Tunis

TUNIS (AA) - Turkish Airlines është zgjedhur "linja më e mirë ajrore e huaj" në një eveniment turistik të organizuar nga një agjenci turistike në Tunizi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit tunizian, çmimi është ndarë në edicionin e 12-të të "Çmimeve Turistike të Arta" në fundjavë.

Çmimi ndahet në 12 fusha të ndryshme, siç janë hoteli më i mirë, faqja më e mirë turistike dhe restoranti më i mirë, ndërkohë që Turkish Airlines është zgjedhur "aviokompania më e mirë e huaj e vitit" me votat e tunizianëve.

Çmimin në emër të linës ajrore e ka pranuar drejtori i përgjithshëm i Turkish Airlines për Tunizinë, Okan Uluocak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın