Sorwar Alam
16 Prill 2018•Përditësim: 17 Prill 2018
DOHA (AA) - Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, vizitoi bazën ushtarake turke në Katar si pjesë e turneut të tij zyrtar në këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës së tij, Bozdağ përshëndeti misionet e suksesshme të ushtrisë turke brenda dhe jashtë vendit.
"Ushtria turke ka përmbushur detyra të mëdha për sigurinë, qetësinë dhe paqen në Turqi", tha ai, duke iu referuar luftës kundër organizatave terroriste si PKK, DHKP-C, DEASH dhe FETO, brenda dhe jashtë vendit.
Bozdağ shtoi se operacionet e Turqisë Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit në Siri mposhtën të gjitha përpjekjet për të ndarë Turqinë dhe siguruan mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kufitare.
"Ne jemi krenar me ushtrinë tonë si brenda, ashtu edhe jashtë vendit", tha ai.
Bozdağ do të vizitojë zyrën e Institutit Yunus Emre në Doha dhe do të marrë pjesë në hapjen e Bibliotekës Kombëtare të Katarit.
Doha dhe Ankaraja nënshkruan një marrëveshje të mbrojtjes në vitin 2014, nën të cilën Turqia krijoi një bazë në këtë shtet të Gjirit me kërkesë të qeverisë së tij.