Kemal Ozdemir
23 Korrik 2017•Përditësim: 24 Korrik 2017
ERZINCAN (AA) – Në pjesën veriperëndimore të Turqisë, Erzincan, janë kapur 103 migrantë nga Afganistani dhe Pakistani, raporton Anadolu Agency (AA).
Migrantët ndodheshin në autobus i cili ishte lënë afër rrugës pasi ishte prishur.
Ekipe të xhandarmërisë në Erzincan morën një lajmërim se një autobus po qëndron në afërsi të Sakaltutan-it.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë theksuan se migrantët në Turqi kanë hyrë në mënyrë ilegale, ndërsa shoferi ishte arratisur.
Hetimi është në rrjedhë, ndërsa po kërkohet shoferi i autobusit.