Erdoğan Çağatay Zontur
25 Maj 2020•Përditësim: 25 Maj 2020
Forcat turke të sigurisë deri më tani kanë neutralizuar gjithsej 1.458 terroristë në operacionet ndërkufitare që nga fillimi i këtij viti, bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Që nga 1 janari, gjithsej 1,458 terroristë janë neutralizuar si rezultat i operacioneve të kryera në kuadër të luftës kundër terrorizmit në Irakun verior dhe Sirinë", tha Akar gjatë një vizite të forcave turke në provincën qendrore Kayseri.
"Forcat e armatosura turke do të vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre derisa të neutralizohet terroristi i fundit", shtoi Akar.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Duke theksuar se Turqia bën çdo përpjekje për të vazhduar gjetjen e një zgjidhjeje politike në Siri, Akar tha se "Megjithëse ka disa shkelje të vogla (në qytetin veriperëndimor të Idlibit), armëpushimi përgjithësisht është vrojtuar".
"Si rezultat i armëpushimit, rreth 300 mijë vëllezër dhe motra siriane u kthyen në shtëpitë e tyre në mënyrë të sigurt dhe vullnetare", shtoi ai.
Që nga viti 2016, Turqia ka filluar operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018), dhe Burimi i Paqës (2019).
Turqia ka në shënjestër pjestarët e grupit terrorist PKK si në Irakun verior, ashtu edhe në Siri, grupi përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve në Turqi gjatë dekadave të kaluara. YPG është dega siriane e grupit terrorist PKK dhe pjestarët e tij shpesh përpiqen të infiltrohen në pikat turke për të kryer akte terrorizmi.