Turqia përgatitet për referendumin e saj të shtatë

Me fjalën referendum, që ka origjinë franceze dhe që do të thotë "votim nga populli", Turqia për herë të parë u njoh pas grushtit të shtetit më 27 maj të vitit 1960. Kushtetuta e vitit 1961 e përgatitur nga Komitetit i Unionit Kombëtar, u votua në referendum më 9 korrik të vitit 1961. Kushtetuta e vitit 1961 u pranua me 61.7 përqind të votave pro dhe 38.3 përqind të votave kundër.

24.01.2017